duke filluar nga

159 Euro/ muaj

Fiat 500 L

E projektuar për të përmbushur dëshirat e çdo familjeje

500L shton linjat për të ndihmuar mbrojtjen dhe rritur komfortin tek projekti tradicional i 500-tave. Xhami i pjerrët dhe nyja dypjesore rrisin hapësiren dhe pamjen për pasagjerët dhe i japin shoferit një ndjesi të madhe sigurie. Sipërfaqja e zgjeruar e dritares që rrethon shoferin zvogëlon rrezatimet verbuese, duke lejuar që në brendësi të ketë ndriçim më të madh në stilin e një modeli perfekt.

Panoramë e përkryer

Çatia panoramike, prezanton tek cdonjeri qe udheton me 500L pamjen me te gjere “qiellore” per kete kategori – aq sa arrin 1.5m². Ne dy versione: e palevizshme dhe e levizshme, qe hapet ne menyre elektrike,i vogel, por madheshtor

500L mjaft praktike sepse me 4.15m gjatesi, 1.78m gjeresi dhe 1.66m lartesi, kombinon hapesiren dhe brendesine per transportin e personave me lehtesine per parkim si nje makine qyteti.

Ngjyra apo dy nuanca?

500L eshte me te vertete unike. Me 10 ngjyrat e saj te karrocerise, me 2 te tjera me shume per catine dhe 3 per disqet, 500L eshte makina qe ofron me shume zgjidhje te personalizuara se cdo tjeter ne kategorine e saj. Mos u habisni, megjithate eshte nje 500.

Lumturia ushqehet brenda familjes

Kjo eshte cfare lidhet me 500L : gjithmone pozitive, e qeshur dhe e gatshme te mireprese cdo njeri, e rehatshme.
Me hapesiren e brendshme prej 3.17 m3 , per tu shijuar ne liri te plote.

1500 konfugurime te hapesires se…

Cdo ndenjese 500L mund te konfigurohet ne 8 menyra te ndryshme me mbi 1,500 kombinime te ndryshme.
Ndenjesja e pasagjerit e perparme dhe e mbrapme mund te palosen duke u kthyer ne tavoline dhe ndenjeset e ndara te mbrapme, te dyja te levizshme ne gjatesi, ne saje te funksionit “fold & tumble” mund te palosen mbi njera tjetren me nje veprim te vetem. Pra mund te keni nje dysheme te sheshte qe shfrytezon gjithe gjatesine e makines. Bagazhi prej 455l mund te mbaje deri 1480l ngarkese me ndenjeset e pasme te palosura.

Çdo gjë në vendin e saj

Me 22 hapesirat e brendshme per tu mbushur, ne 500L cdo gje eshte e arritshme me krahet tuaj. Cfaredo qe te jete laptop ose telefon, nje shishe uje ose cader, ne 500L ka vend per cdo gje dhe per kedo.

Besnik ndaj stilit tuaj

Gjithmone e ndryshme, fale aksesoreve te shumellojshem Mopar®, 500L mund te personalizohet pafundesisht.

Stikera dhe bexhe

Personalizoni 500L tuaj me bexhe te dedikuar dhe stikera, te diponueshme me ngjyra dhe motive te shumellojshem.

Mbulesat e pasqyrave te kromuara

Mbulesa per celesat

12 ngjyra te ndryshme per te zgjedhur per mbulesat e celesave.

Funksionaliteti

Shinat mbi cati ju lejojne te ngarkoni bicikleta, tavoline serfi, ski dhe rreshqitese bore totalisht ne menyre te sigurte. Po kjo nuk eshte gjithshka; Mopar® ofron nje game te plote aksesoresh si ndenjese per femije, sisteme kundra vjedhjes, rrjete bagazhi dhe grila ndarese ne hapesiren per pasagjere per marre kafshe me vete, cengel celiku dhe shume me teper. Cdo gje e projektuar per ta bere gjithmone udhetimin tuaj nje eksperience te kenaqshme dhe te rehatshme.

Komercializimi

500L ofron nje game te gjere aksesoresh ne menyre qe ju te mos ndaheni asnjehere nga makina juaj te tilla si: nga karrocat e dores tek termuse plastike apo cadrat sportive me logon 500L si dhe USB origjinale.

E ardhmja është hapësira

Hapesire e projektuar vecanerisht per ju, e ndertuar me teknologjite me te reja dhe konceptet e sigurise. 500L eshte makina qe i garanton keto. Dhe ka parashikuar cdo situate, edhe per te ardhmen.

Ftese per te udhetuar

Me sistemin Uconnect™, nepermjet ekranit me prekje 5″ ose 6.5″, mund te perdorni te gjitha pajisjet e komunikimit qe jane ne makine: radion analoge dhe dixhitale (DAB) dhe pajisjet shtese (mediaplayer, iPod, iPhone, smartphone) qe lidhen me porten USB port dhe folene Aux-in.
Pajisja Uconnect Radio Nav 5’’ device ofron navigatorin TomTom 2.5D ndersa pajisja 6.5″ Uconnect Radio Nav ofron navigator satelitor me harte 3D, ju drejton gjate udhetimit dhe nepermjet ‘One Shot Voice Destination Entry’ jep mundesine per te dhene adresen me komandim me ze.

Reagon me prekjen e pare

Me ekranin me ngjyra me prekje 5” , duke qene ne lidhje me telefonin tuaj, apo telefonin e zgjuar, radion, lexuesin shumemedial dhe lexuesin MP3 , udhetimi behet shume i thjeshte dhe intuitiv. Nepermjet Bluetooth® mund te beni telefonata pa larguar duart nga timoni si dhe te lexoni mesazhet (nese keni nje telefon inteligjent). Dhe per ti dhene me teper shije udhetimit tuaj, radio me lexuesin CD perfshin gjithashtu Digital Radio qe mund te lexoje nga burime te jashtme nepermjet portave USB dhe Aux-In ports. Plus kesaj nepermjet te rese Audio Streaming mund te ripodhohet musike dhe web radios nga telefoni juaj i zgjuar pa pasur nevoje per kabllo lidhese.

Behuni udhetues ekologjik

Deshironi te mesoni se si te zvogeloni konsumin e karburantit dhe koston e lidhur me kete deri ne 16%? Aplikacioni eco:Drive tek Fiat 500L ju meson se si. Sa here qe jeni ne makine, ky aplikim ka regjistruar menyren tuaj te udhetimit, duke shfaqur treguesit eco:Index ne ekranin e UconnectTM 5” Radio dhe ju tregon ne kohe reale kete tregues duke ju ndihmuar te korrigjoni gabimet dhe permiresuar stilin tuaj te udhetimit. Ne fund te ketij trainimi, ju jeni gati te hyni ne komunitetit eco:Ville dhe te ndani rezultatet tuaja ne Facebook dhe Twitter.

Melodia ka ndryshuar

Ne makinen tuaj Fiat 500L ju mund te degjoni cdo muzike: nga lexuesi juaj MP3 , telefoni juaj i zgjuar, ose nga USB flash drive. Dhe zgjedhjen tuaj e beni nepermjet komandave ne timon. Aq me teper, sistemi i ri premium hi-fi i zhvilluar ne kooperim me Beats Audio shfrytezon nje algoritm balancues te perparuar qe krijon ze mjaft te paster dhe me definicion te larte. Me 6 altoparlente ne dyert e perparme dhe te mbrapme, 1 altoparlant ne bagazh dhe amplifikatorin dixhital 8-kanalesh, ky sistem i ri i zerit prodhon ne total fuqi prej 520 W

TE DHENA TEKNIKE

7 Airbag
Deri në 1480 L ngarkesë
Mbi 300 varietete ngjyrash
Sedilje të përthyeshme
1.5 m2 çati panoramike
Sistem Uconnect™ Live