duke filluar nga

159 Euro/ muaj

Fiat Doblo

Një siluetë që dallohet në mijëra të tjera

Më teknologjike dhe më e sigurtë

Doblo është gjithmonë e gatshme për të mirëpritur dhe për të mbrojtur familjen tuaj, kudo që të shkoni. Teknologjia e saj do t’jua bëjë jetën argëtuese dhe të rehatshme gjatë udhëtimeve të gjata, si dhe në udhëtime të përditshme.

Sistem i sofistikuar info

Radio Bluetooth me sistemin touch. Dëgjoni, flisni, shkruani dhe lundroni: çdo gjë është e lehtë, e shpejtë dhe intuitive.

Mbrojtje nga koka tek këmbët

Çantat anësore në Fiat Doblo janë të dizajnuara për të mbrojtur kokën, gjoksin dhe legenin e shoferit dhe pasagjerit në vend të parë, në rast të një përplasje anash. Karakteristikat e anës së pasagjerit kontrollojnë zonën që të thithë gjithë energjinë e impaktit dhe dyert janë dizenjuar për të mos u hapur aksidentalisht gjatë impaktit. Ajo gjithashtu përmban ESP për të ruajtur stabilitetin e automjeteve, si dhe pezullimin BI-LINK, standarde në të gjitha versionet, kështu që Doblo redukton dridhjet në sipërfaqet e rrugëve të pashtruara, duke garantuar kontroll të katër rrotave në rrugë.

Bllokimi

Për mbrojtje të plotë, ju mund ta përshtsni Doblo-n tuaj me bllokim, sistemi që kyç të gjitha dyert, duke përfshirë rezervuarin e karburantit, duke bërë që ato të mos happen edhe nga brenda.Gjithashtu dyert anësore janë me rrëshqitje dhe me tregues anësorë të drejtimit.

Dizajn i ri

Gjithçka vetëm për ju!
Stili i Fiat Doblos është edhe më i veçantë: një seksion i përparmë plotësisht i ridizenjuar, ndërtuar për t’ju ofruar lehtësi dhe komoditet në maksimum, goma të reja aliazhi dhe drita të pasme, një sipërfaqe e madhe xhami për t’ju ofruar fushëpamje më të gjerë.

Me Fiat Doblo, edhe në kohën tuaj të lirë, stili juaj nuk do të shkojë pa u vënë re.

Ka vend për gjithçka

Në Doblo-n e re ka vend për gjithçka. Pjesën e brendshme dhe panelet e dyerve janë tërësisht të rimodeluara për t’ju dhënë komfortin që dëshironi.

TE DHENA TEKNIKE

7 Ndenjëse
Deri në 3200 L ngarkesë
Suspensione inteligjente
Radio me Bluetooth
ESP+BI-LINK