Fiat Panda 1.3 Multijet Trekking

Ka thuajse të njëjtën shkathtësi dhe prakticitet të motrës 4×4, edhe pse traksioni është vetëm në rrotat e para. Sekreti i Panda Trekking? E thjeshtë: quhet Traction + dhe është një pajisje që luan rolin e një diferenciali autobllokues. Konsumii ulët dhe performanca më se dinjitoze

Fiat PandaKjo është një vijë e mesme ndërmjet një Panda normale dhe njëversioni 4×4. Në një farë mënyre, ky do të mund të ishte përcaktimi ideal i Panda Trekking, version i cili plotëson gamën e modelit të vogël së kompanisë Fiat. Veçoria e Trekking është prania e pajisjes elektronike Traction+, qënë një farë mënyre kryen funksionet e një diferenciali vetëbllokues tek rrotat e para (aktive), duke garantuar sasinë e duhur të momentit motorik tek secila rrotë. Në praktikë ky proces nënkupton një lëvizshmëri më të mirë në terrenet me aderencë të ulët dhe një kapacitet më të mirë në përballimin e situatave të vështira.

Edhe pse nuk ofron aderencën e versionit 4×4, Trekkingmbrohet mirë në terrenet e ashpra, falë edhe shkathtësisë së njohur dhe peshës sëlehtë të modelit Panda. Për këtë arsye është bërënjë mini-test, duke realizuar edhe një set fotografik, që mund të dokumentojnë cilësitë “all terrain” të kësaj makine. Gjatë provës në fjalë, Trekking është dërguar në terrene disi të vështira dhe i është dhënë liri për të shprehur gjithë potencialine saj.

Përveç se e shkathët, siç e përmendëm, Trekking është gjithashtu mjaft e gjallë, falë edhe 75 kf të motorit 1.3 Mjet.Kjo Panda e përballoi provën pa frikë, duke e marrë notën kaluese shumë shpejt. Sigurisht nuk mund të kërkojmë të pamundurën – përsërisim që nuk është një4×4 – por në terrenet e pashtruara të fshatit udhëton mrekullisht duke u përballur me kurrize, ngjitje dhe kalime të paimagjinueshme për versionin normal. E gjitha kjo pikërisht për meritë të pajisjes elektronike Traction+, që shpërndan në mënyrë optimale fuqinë dhe momentin përdredhës në dy rrotat e përparme. Një sjellje të mirë kanë edhe gomat M+S 175/65, të montuara në disqe 15″.

Nga ana tjetër, motori 1.3 turbodiesel është një njësi e njohur tek modelet e grupit Fiat dhe tek Trekking tregon edhe një herë se është një ndër motorët më të mirë me naftë me cilindratë të vogël. Ka një gjallëri të mirë dhe mbi të gjitha një reagim të kënaqshëm kundrejt pedalit të gazit, falë edhe momentit përdredhës që përçohet tek rrotat që në regjime minimale. Nuk është e rrufeshme(shpejtësia maksimale e deklaruar është 161 km/h), por ka energji të mjaftueshme për të përballuar trafikun qytetës dhe rrugët e vështira të fshatit. Por mbi të gjitha, ka avantazhin e konsumeve të reduktuara, me një përshkueshmëri mesatare prej 23.8 km/litër. Si përfundim, këndet e specifike nuk janë aspak keq: 20, 36 dhe 20 gradë respektivisht për këndin e hyrjes, daljes dhe këndin e takimit.

Pamja

DETAJE TË VOGLA

Në aspektin estetik Trekking reflekton të njëjtat zgjedhje të pranishme tek versioni 4×4. Elementët që dallohen më tepër janë goditjepritësit e përparme dhe tëpasme me forma qartësisht më gjeometrike dhe me përforcimet e posaçme në zonën e poshtme, për mbrojtje më të mirë në terrenet e vështira. Krahasuar me Panda 4×4, Trekking është e pajisur me disqe alumini ngjyrë gri (tek tjetra kanë nuancë të errët) dhe nuk ka mbrojtësen shtesë nën goditjepritësin ballor, karakteristike për versionin 4×4. Nuk ka shumë për tu përmendur për sa i përket kabinës, krejt e njëjtë me atë të modeleve të tjera Panda, me përjashtim të kombinimeve specifike të ngjyrave të tapicerisë, që e dallojnë versionin Trekking.

Teknikë

Traction+: si funksionon

Elementi dallues i Trekking është pikërisht pajisja Traction+. Më në detaj, ky lloj sistemi shfrytëzon eelktronikën e sistemit ESC (kontrolli i traksionit), por falë edhe ndërhyrjes selektive të frenave, simulon sjelljen e një diferenciali autobllokues, duke transferuar sasinë e duhur të momentit përdredhës tek rrotate përparme. Transferimet e ndryshme të fuqisë realizohen nëpërmjet sistemit hidraulik të frenave dhe përkthehen në ndërhyrje më të buta dhe progresive krahasuar me sistemet e zakonshme. Me fjalë më të thjeshta, kur njëra nga rrotat humbet aderencën dhe mund të rrëshqasë,centralina e komandon sistemin hidraulik të frenojë me më pak forcë, duke transmetuar njëkohësisht më tepër moment motorik tek rrota tjetër (me aderencë më të lartë), duke siguruar në këtë mënyrë një lëvizshmëri më të mirë në terrenet e rrëshqitshme. Traction+ aktivizohet përmes një butoni të posaçëm në kroskot dhe mund të përdoret deri në një shpejtësi prej 30 km/h.

Diçitura:

Panele mbrojtëse

Lart, një plan i parë i pjesës së pasme, ku është i vendosur shiriti mbrojtës prej plastike të zezë. Foto tjetër, disqet 15″ me design specifik

Kroskot i realizuar mirë

Kroskoti i Trekking prezantohet me zgjidhjet e përdorura tek versionet e tjera të Panda. I vetmi element dallues është butoni që aktivizon sistemin Traction+, i vendosur midis komandave të xhamave, pranë levës së kambios. Cilësi e përgjithshme e mirë

KARTA E IDENTITETIT
Cilindrata 1.248 cc
Shpejtësia maksimale* 161 km/h
Përshpejtimi 0-100 km/h* 13.2 sekonda
Përshkueshmëria mesatare 12.8 km/litër
Fuqia 75 kf
Çmimi 16.232 euro
*Të dhëna të deklaruara nga kompania

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*
Website

1 + 9 =