Risitë e Fiat 500x

SUV-i i parë i vërtetë i markës italiane sillet mirë në qytet dhe i përballon me lehtësi edhe udhëtimet jashtë ambientit urban. Makina spikat për një standard cilësor të konsiderueshëm…

Fiat 500xNëse iu pëlqen Fiat 500, nuk ka si të mos pëlqeni edhe modelin 500X, crossover i kategorisë Premium, i prodhuar në Melfi (Itali). 500X shton numrin e dyerve dhe centimetrat e karrocerisëpër të bërë tëmundur futjen e grilës simpatike në formëmustaqeshedhe në sektorin e makinave mëtë dashura të momentit: atë të modeleve të vogla SUV. Vetë debutimi është tepër i rëndësishëm, nëse merren parasysh pritshmëritë dhe konkurrenca.Kësaj të fundit do t’i nevojitet më shumë punë, nëse marrim parasysh të dhënat teknike të modelit të ri torinez.
Ashtu siç tashmë dihet, 500X lind nga projekti i përbashkët me Jeep Renegade, por mjafton të futesh në kabinë që të kuptosh që pjesa e ekipit italo-amerikan që është marrë me realizimin e modelit, ka treguar kujdes të veçantë për sa i përket materialeve dhe kombinimeve, në mënyrë që të kënaqet funksionaliteti dhe paraqitja. Nuk është e tepruar të flitet për perfeksion të detajeve: me një kalim në konçesionar kuptohet që është e vërtetë. Nga dy “shijet” e disponueshme të 500X, ai urban dhe ai aventurier, kemi në dispozicion Cross Plus, maja e gamës me një motor turbodiesel MJT prej 140 kf, kambio automatike me nëntë marshe dhe traksion integral.
Pra, makina ideale për ata që gjejnë në rrugën e tyre edhe zhavorr apo dëborë (edhe pse mund të zgjedhin goma të papërshtatshme: tek ky model kemi disqe 18″dhe goma verore). Komforti avantazhohet nga një konfigurim i ndërmjetëm i suspensioneve, por me zhvendosje shumë të kufizuar të masave të kabinës në kthesa; ndjehet që shasia është shumë e ngurtë dhe mundëson që suspensionet (MacPherson para dhe çuditërisht edhe prapa) dhe sistemi i drejtimit të punojnë më së miri, duke përfituar një ekskursion tepër të gjatë të rrotës, gjë që sjell me të vërtetë ndërmend modelin Renegade.
Pavarësisht një zhurme të vogël për shkak të raporteve të shkurtra, kambio e realizon detyrën plotësisht, duke lënë pas pavendosmëritë e vogla të rastit. Nga njëra kthesë tek tjetra, nga qyteti në fshat, modeli 500X na pëlqeu akoma më tepër, sepse është e realizuar mirë dhe jep shumë siguri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*
Website

seven + 7 =