Njoftim/ FCA SHBA në përgjigje të deklaratës së EPA-s

FCA

FCA SHBA, filiali amerikan i FCA N.V publikoi sot deklaratën e mëposhtme   të  shtypit.

FCA SHBA është zhgënjyer se përse EPA ka zgjedhur të publikojë një deklaratë për shkelje në lidhje me teknologjinë e kontrollit të emetimeve të zbatuara nga kompanitë për modelet e automjeteve të vit prodhimit 2014-16, me motor 3.0 litër naftë.

FCA në SHBA synon të bashkëpunojë me administratën e re dhe po mundohet që ta zgjidhjë këtë çështje në mënyrën më të drejtë dhe të saktë të mundshme dhe t’i tregojë EPA-s dhe klientëve të FCA në SHBA, se automjetet e kompanisë janë në përputhje me të gjitha kërkesat rregullative në fuqi.

 

Motorët me naftë të automjeteve të kompanisë FCA në SHBA, janë të pajisura me sistemet më të fundit hardware të kontrollit të emetimeve, duke përfshirë këtu edhe Selective Catalytic Reduction (SCR). (Reduktim i përzgjedhur i proçesit katalitik)

Çdo prodhues automjetesh duhet të përdorë strategji të ndryshme për të kontrolluar shkarkimet e gazrave që të jenë në përputhje me kërkesat rregullatore të EPA-s për të ulur emetimet e oksidit të azotit (NOx) dhe për të pasur motorë me performancë, jetëgjatësi, siguri dhe eficencë të lartë.

FCA SHBA, beson se sistemet e kontrollit të emetimeve janë në përputhje me të gjitha kërkesat rregullative.

FCA SHBA ka shpenzuar muaj të tërë për të gjetur informacione voluminoze në përgjigje të kërkesave të EPA-s dhe autoriteteve të tjera qeveritare dhe ka kërkuar që t’i shpjegojë përfaqësuesve të EPA-s, teknologjinë e kontrollit të emetimeve. Ndër të tjera, FCA në SHBA  ka sqaruar edhe procese të tilla si zhvillimet e software-ve të ndryshëm për strategjinë e kontrollit të emetimeve të cilat mund të implementohen menjëherë tek automjetet e kompanisë për të reduktuar dhe përmirësuar më tej procesin e emetimeve.

FCA SHBA, po shikon me përparësi mundësi për t’u takuar me përfaqësues të EPA-s dhe të qeverisë së re për t’i treguar atyre se strategjitë e kontrollit të emetimeve të FCA në SHBA janë në përputhje me të gjitha rregullat e vendosura.

 

 

Auburn Hills, January 12, 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*
Website